Fun & Video

Filmoi nga afër rrjedhën e lavës së nxehtë, derisa nisi t’i shkrihet droni (Video)

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 07 November 2017

Erez Marom ka drejtuar një dron, sipër vullkanit Kilauea të Havait dhe ka ndjekur rrjedhën e lavës së nxehtë rreth njëmijë gradë Celsius.

Fotografi 36-vjeçar, ka arritur të merrte pamje të mahnitshme derisa nisi t’i humbte sinjali, pasi droni nisi të shkrihej, transmeton Telegrafi.

“E kam afruar afro dhjetë metra afër dhe ka mjaftuar që shumë pjesë t’i shkrihen, kryesisht plastika që e rrethon kamerën”, ka thënë Marom lidhur me rastin.

-Advertisement-

Megjithëse pësoi dëmtime, fluturakja ka arritur të filmojnë pjesë të masivit që ishte përfshirë nga lava, që nuk janë parë më herët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera