Fillon viti i ri akademik, Universitetit të Prishtinës i bashkohen mbi 4 mijë studentë
Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 01 October 2022
Në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” më 3 tetor do të nis viti i ri akademik 2022/23. Mbi 4 mijë e 100 studentë të rinj i janë bashkuar UP-së këtë vit, në dhjetëra programe studimore, të ofruara në 14 njësi akademike.
Universiteti i Prishtinës edhe sivjet ka vazhduar me tërheqjen e nxënësve më të dalluar në nivel vendi. Mbi 45% të studentëve të pranuar në UP në vitin e parë të studimeve themelore kanë notën mesatare 5.0 gjatë shkollës së mesme.
Tetori, përveç që shënon fillimin e vitit të ri akademik në vendin tonë, është edhe pjesë e pashlyeshme e historisë, falë ngjarjeve të vitit 1997, kur më 1 tetor të atij viti, UP-ja u shfaq në skenë si aktori kryesor në kthesën më të madhe historike për Kosovën. Sikurse para një çerek shekulli, ashtu edhe sot, UP-ja është orientuese dhe baza kryesore e përgatitjes së intelektualëve të vendit tonë. E thëna e para 25 vjetëve e rektorit Ejup Statovci se “Universiteti është me studentët dhe studentët janë të universitetit” vazhdon të jetë udhëzuese e ideologjisë së UP-së.
Aktualisht në UP janë në proces edhe konkursi për pranimin e studentëve në studimet master dhe në ato të doktoratës.
Të tjera
-
Lajcak: Më është kërkuar të vazhdojë punën si emisar edhe pak, jam i bindur që Asociacioni do të bëhet
Ndonëse janë përmendur emra të ndryshëm për të pasuar në pozitën e emisarit s...
-
Haxhiu: Në dhomat e gjinekologjisë nuk do vendosen më shumë se dy lehona
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se investimet që janë bërë n...
-
Kurti fajësoi opozitën se po i shtynë zgjedhjet, Bajrami: Lojë e dështuar – do të kërkojmë llogari për mashtrimet
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka ...
-
Klinaku – Trendafilovës: Me kanë marë e mirë, ti moti u dashtë me shku në pension
“Me kanë marë e mirë, ti moti u dashtë me shku në pension”. Kështu i ka re...
-
Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit iu vazhdohet paraburgimi
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë marrë vendim për vazhdi...
-
Ministria e Sveçlës blen mbi 2 milionë euro targa për regjistrim të veturave
Ministria e Punëve të Brendshme në krye me Xhelal Sveçlën së shpejti pritet t...
-
Lansohet projekti e-Twinning, Nagavci: Hapë mundësi të reja bashkëpunimi
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ...
-
Berisha mbetet sërish në arrest shtëpiak
Mesditën e sotme gjyqtarja Ilirjana Olldashi vendosi të rrëzojë kërkesën e ra...
-
Çfarë duhet të keni parasysh për goditjen nga i nxehti, si të kuptoni simptomat dhe masat që duhet të merrni
Me mijëra njerëz vdesin çdo vit nga komplikacionet e shkaktuara nga i nxehti ...
-
Vjosa Osmani publikon album me fotografi nga Samiti i Paqes për Ukrainën në Zvicër
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar fotografi nga pjesëmarrja n...
-
Daçiq bën thirrje për anulimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan” në Beograd
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha më 18 qershor se beson që fes...
-
Kryeministri holandez që synon të bëhet sekretar i përgjithshëm i NATO-s ia bën një ofertë të parefuzueshme Orbanit
Kryeministri holandez Mark Rutte ka premtuar t’i japë homologut të tij hungar...