Lajme

Fillon trajnimi për parandalimin e përdorimit të drogave

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 27 June 2017

Në Qendrën për Zhvillimin e Mjekësisë Familjare në Prishtinë sot u bë hapja solemne e fillimit të zbatimit të programit të trajnimit për vendosjen e standardeve ndërkombëtare  për parandalimin  e përdorimit dhe trajtimit  të përdoruesve  të substancave narkotike.

Hapjen e trajnimit e bëri Milazim Gjocaj, koordinator dhe përfaqësues i MSh-së.

Ai kërkoi nga pjesëmarrësit përkushtim dhe angazhim maksimal në realizimin me sukses të këtij trajnimi nga ku edhe në Kosove do të dalin trajner ndërkombëtar në këtë fushë.

-Advertisement-

Ky trajnim do te zgjasë dy javë dhe me këtë rast janë duke u trajnuar 18 profesionistë.

Në një kumtesë të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se përfshirja e Kosovës në këtë program ndërkombëtarë në të cilin janë të anëtarësuara edhe  47 shtete tjera, është në frymën e  agjendës se MPJ për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare si dhe programet dhe proceset e mirëfillta globale.

Aktiviteti në fjalë sponsorohet nga Misioni i SHBA në OKB dhe Departamenti i Shtetit të SHBA, Divizioni i Drejtësisë Penale (Criminal Justice Divizion) në partneritet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (Ëorld Health Organisation – ËHO) dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (United Nations Office on Drugsand Crime -UNODC).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera