Fillon takimi në mes Ramës, Zaevit e Vuçiqit, Kosova nuk shkon në takim
Autori: Gazeta inFokus 19:23 | 09 November 2019
Në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ka filluar taikimi i dytë i tre nga liderët e Ballkanit Perëndimor.
Edi Rama i Shqipërisë, Zoran Zaev i Maqedonisë së Veriut dhe Aleksandar Vuçiqi Serbisë, janë takuar për herë të dytë brenda një muaji, shkruan gazeta inFokus.
Kjo, pas takimit që u mbajt në Novi Sad, për të folur rreth të ashtuquajturit “Shengen Ballkanik”.
Në takim do të diskutohet edhe në lidhje me lëvizjen e lirë të mallrave e njerëzve mes këtyre tre shteteve, shkruan gazeta inFokus.
E synimi i takimit është që të arrihet dakordimi për një listë masash prioritare, që kryesisht janë në kuadër të masave të “REA MAP”’, për t’i zbatuar me ritëm të përshpejtuar brenda vitit 2020.
Ndërsa, mësohet se këto masa lidhen edhe me kompletimin e kuadrit ligjor dypalësh për të realizuar qarkullimin e lirë mes njerëzve me letërnjoftim dhe për ato vende që ednde nuk përdorin pasaporta në pikat kufitare.
Veç këtyre, në takimin e Ohrit do të diskutohet edhe për masa praktike por me ndikim në tregti në mes të vendeve në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe udhërrëfyesin për modernizimin e infrastrukturës nëpër pikat e kalimit kufitar, aty ku është e mundur, në mënyrë që të hiqen disa procedura burokratike, të cilat, edhe mund të digjitalizohen, shkruan gazeta inFokus.
Por, në këtë mbledhje nuk d otë marr pjesë edhe Kosovë, edhe pse ditë më parë ishte vet Presiddenti serb, Vuçiq që ftoi Bosnjën, Malin e Zi e Kosovën.
Mirëpo, Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, pati konfrimuar se nuk do të marrin pjesë, pasi, sipas tij, ftesa ka ardhur shumë vonë.
“Nuk do të jem pjesë e Samitit pasi ftesa ka ardhur shumë vonë, sot, dhe unë ndodhem jashtë shtetit dhe e kam të pamundur të jem”, ka thënë Pacolli.
Pas takimit Zaev-Rama-Vuçiq, presidenti maqedonas Stevo Pendarovski ka rezervuar një darkë me treshen.
Në agjendën e këtij takimi do të jetë një mbledhje pune ku përveç tre liderëve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...