Fillon seanca ndaj Pjetër Shalës në Hagë, mbrojtja do të paraqesë deklaratën hyrëse
Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 22 February 2023
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), me seli në Hagë, edhe të mërkurën po vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës, i cili po akuzohet për krime lufte.
Gjatë kësaj seance, mbrojtja do të paraqesë deklaratën e saj hyrëse, si dhe Shala do të bëjë një deklaratë pa betim.
Gjykimi ndaj Shalës filloi më 21 shkurt 2023, ku i njëjti u deklarua i pafajshëm, ndërsa Prokuroria dhe mbrojtja e viktimave paraqitën deklaratat hyrëse.
Ndryshe, Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.
“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Të tjera
-
Raportohet për një rrahje në ministrinë e Kulturës, flet ministri Hajrullah Çeku
Një incident dyshohet të ketë ndodhur në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sp...
-
Zyrtari i MKRS-së konfirmon sụlmin ndaj tij: Rastin e kam lajmëruar në polici
Një incident është raportuar se ka ndodhur në Ministrinë e Kulturës, Rinisë d...
-
Zyra e Kryeministrit po kërkon 15 vetura me qera për një vit, s’i duan më të vjetra se viti 2018
Zyra e Kryeministrit ka shpallur tender për 15 vetura me qera për një periud...
-
Haradinaj: Militantët e VV-së po punësohen në mënyrë të kundërligjshme në ushtri
Anëtari i kryesisë së AAK-së Daut Haradinaj, ka thënë se nga partia në pushte...
-
Mungon Nuredin Lushtaku, shtyhet gjykimi në rastin “Veteranët”
Në mungesë të të akuzuarit Nuredin Lushtaku, ka dështuar seanca e së mërkurës...
-
Çeku: Brenda pesë viteve do të ndërtohen dhe rinovohen 27 stadiume
Brenda pesë viteve të ardhshme në Kosovë planifikohet të ndërtohen dhe rinovo...
-
Kurti e ndërpret transmetimin e mbledhjes së Qeverisë, thotë se dy propozime kërkojnë diskutim sekret
Kryeministri Albin Kurti e ndërpreu transmetimin e mbledhjes së Qeverisë, pas...
-
Kërkesat për azil rriten pas liberalizimit, mesatarisht 550 kërkesa nga kosovarët për çdo muaj
“Kush del i fundit, le t’i ndalë dritat”… Komente si ky kishin shoqëru...
-
Qeveria ndan mbi 7 milionë euro që “bizneset të kenë qasje më të lehtë në financa”
Qeveria ka ndarë mbi 7 milionë euro, në mënyrë që, siç tha ministri i Financa...
-
Limaj prezanton ish-gazetarin Veli Bytyqi si kandidat për deputet
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se kandidat në listën e koalic...
-
MAPL e refuzon kërkesën e Alban Hysenit për shpërbërjen e Kuvendit në Gjilan
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e ka refuzuar kërkesën e kryeta...
-
Pilotët e FSK-së nisin fluturimet stërvitore në Bazën Ajrore të Farkës
Pilotët e FSK-së kanë nisur fluturimet stërvitore në Bazën Ajrore të Farkës m...