Lajme

Fillon seanca gjyqësore ndaj Nezir Mehmetajt në Serbi, ja cili zyrtar nga Kosova po merr pjesë atje

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 21 April 2023

Para pak minutash ka filluar seanca gjyqësore në Serbi ndaj Nezir Mehmetajt. Kosovari nga Rudica e Klinës ka më shumë se tre vite që mbahet në paraburgim në Serbi.

Seanca gjyqësore ishte paraparë të mbahej dje, por është shtyer për sot më arsyetimin se mungon një anëtar i trupit gjykues.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në seancë është i pranishëm përfaqësuesi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës Jetish Jashari dhe avokati i Mehmetajt, Milic Konstantinoviq.

-Advertisement-

Nezir Mehmetaj, është arrestuar nga policia serbe me tre janar të vitit 2020 në vendkalimin kufitar në Merdarё, nën akuzat për kryerje të krimeve të luftës ndaj popullsisë jo-shqiptare gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.

Familja Mehmetaj kanë thënë për Indeksonline se janë të bindur në pafajsinë e tij dhe presin një lajm të mirë sot nga Gjykata serbe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera