Lajme

Fillon seanca e Kuvendit të Kosovës (Live)

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 29 November 2017

Ka filluar vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, shkruan Infokusi.com

Kjo seancë plenare ka disa herë që është ndërprerë ndërsa herën e fundit u ndërpre për shkak të arrestimit të tre deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Albin Kurtit, Donika Kadaj Bujupit dhe Albulena Haxhiut.

Rendi i ditës:

-Advertisement-

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31për Lirinë Fetare në Kosovë,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-007 për procedurën jo-kontestimore,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndërmjetësim,
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shoqëritë Tregtare,
12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Standardizim,
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214,
14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për infrastrukturën kritike,
15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Noterinë,
16. Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media për shkarkimin e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
17. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2016,
18. Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016,
19. Shqyrtimi i Raportit Vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2016,
20. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb,
21. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa,
22. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur të Mediave,
23. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Portali “infokusi.com” më poshtë u sjell live seancën e Kuvendit të Kosovës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera