Fillon puna për rregullimin ligjor të konsumimit të pijeve energjike, pozita kërkon ligj
Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 30 March 2022
Sot ka nisur puna për projektligjin që e rregullon konsumimin e pijeve energjike dhe të pagazuara me sheqer të shtuar.
Një një tryezë diskutimi që është organizuar nga Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hulumtime, Bibliotekë dhe Arkiv të Kuvendit, pozita dhe opozita kanë dhënë qëndrimet e tyre për të, shkruan Express.
Nga partia në pushtet, Vetëvendosja, kanë kërkuar që të ketë ligj, për të ndëshkuar ata që i ekspozojnë fëmijët para pijeve energjetike.
“Këtë projektligj nuk do ta rregullojmë vet. Kjo është tryeza e parë dhe ky diskutim është bërë për ta përshpejtuar këtë. Kemi ftuar Ministrinë e Bujqësisë dhe Komisionin e Shëndetësisë. Duhet të ketë ligj që sanksionon ata që ekspozojnë fëmijët para pijeve energjike. Duhet vetëdijesuar prindërit se pijet energjike dhe me sheqer të shtuar janë te dëmshme dhe duhet bërë vetëdijesimi i prindërve dhe shkollave”, ka thënë kryetarja e komisionit, Fitore Pacolli.
Por, ky propozim s’është përkrahur nga deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu. Ajo ka thënë se është mirë që të shterren të gjitha mundsitë para së të vihet te ligji.
“Produktet duhet të kenë etiketën e përdorimit. Ne kalojmë sot para shkollave dhe i shohim fëmijët duke blerë cigare. Është e ndaluar po as këtu nuk ka pasur efekt ligji. Nuk ka kontroll. Mos të flasim veç për cigare. Nuk jam ithtare e letrave të cilat nuk gjejnë zbatim. Duhet të kemi kontroll dhe mbikëqyrje. Mendoj që duhet të zhvillojmë debate më të gjera. Të kemi këtu edhe prodhuesit e pijeve, edhe ata të na dëgjojnë e të flasin. Prapë po e përsëris jam ithtare e prodhimit të dokumenteve që gjejnë zbatim. Do ta përkrah çdo iniciativë, por është mirë që të shteren të gjitha mundësitë paraprake para se të vijmë te ligji”, ka deklaruar Musliu.
Të tjera
-
Pasurimi i familjes Veliaj- Bashkëshortja 617 mijë euro llogari bankare, kompania e vëllait 30 milionë euro të ardhura
Në datën 6 dhjetor 2024, dy oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqite...
-
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Vetëm një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se grupe terror...
-
Dervishaj: Rritja e investimeve dhe bashkëpunimi me diasporën, prioritet i angazhimit tim si kandidat për deputet
Kandidati për deputet me numër 77 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës...
-
“Knojshim në shëtitore kangë të UÇK-së”, Haradinaj përshkruan takimet me Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin
Nasim Haradinaj ka përshkruar takimet me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup ...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe mjaft i ftohtë...
-
Kurti debaton me një mërgimtar që iu ankua për rrymë: S’mund të bëjmë zgjidhje menjëherë, është rritur ngarkesa
Një mërgimtar teksa nuk i kursente duartrokitjet për kryeministrit Albin Kurt...
-
Gucati: Kurti më rrejti në zyrën time, është veteran fals
Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, du...
-
Elshani thotë se sulme tjera mund të ketë në veri, por masat janë marrë
Pas deklaratës së kryeministrit të vendit, Albin Kurti se mund të ketë sulme ...
-
Instalohen kamerat publike në qytetin e Junikut
Komuna e Junikut sot ka instaluar kamerat publike në këtë qytet. Lajmin e ...
-
“Ai ka qenë forca ime”, Nasim Haradinaj përlotet në studio për vëllain që i vdiq sa ky ishte në Hagë- Specialja nuk i dha leje për varrimin e tij
Nasim Haradinaj ka folur për vdekjen e vëllait të tij, Agronit, për të cilin ...
-
Thëngjill para Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik e protesta para KEDS-it – Si reagonte Vetëvendosja opozitare përballë reduktimeve të energjisë elektrike
Qytetarë nëpër zona të vendit po përballen këtë javë me ndërprerje të energji...
-
Vendimi i PZAP-së për Listën Serbe, KQZ: Ka kohë 48 orë për t’u ankuar në Gjykatë Supreme
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka miratuar sot ankesën e ...