Fillon procesi i pjesëmarrjes së viktimave në Dhomat e Specializuara të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 20:54 | 24 September 2020
Me konfirmimin e një aktakuze në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe publikimin e saj, viktimat tashmë mund të fillojnë të paraqesin kërkesa për pjesëmarrje në proceset e ardhshme.
Duke folur mbi pjesëmarrjen e viktimave Kryetare Ekaterina Trendafilova tha “Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë juridiksion mbi krime të rënda, ku përfshihen krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Që të arrihet drejtësi, nuk duhet të harrojmë ata që kanë vuajtur si pasojë e këtyre krimeve. Në gjykatën tonë, viktimave u jepet mundësi të marrin pjesë në procese gjyqësore, në realizimin e drejtësisë.”
Personat të cilët mund të provojnë se kanë vuajtur personalisht dëm fizik, mendor apo material si pasojë e drejtpërdrejtë e krimeve të pretenduara që përfshihen në një aktakuzë të konfirmuar, mund të paraqesin kërkesë për pjesëmarrje në procese. Me tej një gjykatës merr vendim nëse parashtruesi i kërkesës mund të marrë statusin e viktimës pjesëmarrëse në DHSK.
“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë të përkushtuara që t’u mundësojnë viktimave pjesëmarrjen në procese gjyqësore, me ndihmën e mbrojtësve të viktimave. Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave do të bëjë të gjitha përpjekjet që t’i ndihmojë njerëzit në plotësimin e formularëve të kërkesave, të cilat do të trajtohen në mënyrë të sigurt dhe konfidenciale,” tha Administratorja Fidelma Donlon.
Viktimat pjesëmarrëse në proceset në DHSK do të formojnë një ose më shumë grupe. Secili grup përfaqësohet përmes një avokati që gjithashtu quhet mbrojtës i viktimave. Mbrojtësit e viktimave mund të jenë të pranishëm në seanca gjyqësore dhe i informojnë viktimat gjatë të gjithë procesit gjyqësor. Mbrojtësit e viktimave u kërkojnë viktimave të shprehin mendimet e tyre, dëgjojnë shqetësimet e tyre dhe ua përcjellin këto mendime e shqetësime gjykatësve përkatës. Viktimat që marrin pjesë në proceset gjyqësore në DHSK kanë disa të drejta ku përfshihen e drejta për njoftim, pranim dhe zhdëmtim.
“Ka rëndësi thelbësore që zëri i viktimave të dëgjohet gjatë të gjithë proceseve të ardhshme. I inkurajoj fuqimisht ata që kanë vuajtur si pasojë e drejtpërdrejtë e krimeve të paraqitura në aktakuza, që të marrin pjesë në këtë proces”, shtoi Prokurori i Specializuar Xhek Smith
Të tjera
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...