Sport

Fillon pjesa e dytë e ndeshjes, Suedi – Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 09 October 2021

Ka filluar pjesa e dytë e ndeshjes ndërmjet Suedisë dhe Kosovës, që po luhet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin që po zhvillohet në stadiumin ‘Friends Arena’ në Stokholm, kombëtarja e Suedisë është duke fituar me rezultat minimal 1-0.

Golin për suedezët e ka realizuar sulmuesi i Leipzigut, Emil Forsberg, i cili shënoi nga pika e bardhë në minutën e 28’ të ndeshjes.

-Advertisement-

Penalltinë e konkretizuar në gol nga Forsber e shkaktoi mbrojtësi kosovar, Florent Hadërgjonaj, i cili paqëllim luajti me dorë brenda zonës.

Gazeta inFokus do t’ju mbajë të informuar në kohë real për çdo ndryshim rezultati edhe gjatë 45 minutave të dytë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera