Lajme

Fillon pastrimi i Liqenit Akumulues në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 06 June 2020

Sot nga orët e hershme të mëngjesit ka filluar të zhvillohet aksioni për pastrimin e Liqenit Akumulues të lumit Ibër, në Suhadoll të Mitrovicës.

Ky aksion është ndërmarrë me iniciativën e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në bashkëpunim me Shoqatën e Peshkatarëve Sportiv Rekreativ (SHPSR) “Ibri”, dhe KRM “UNITETI”, në të cilin janë bashkangjitur edhe kompanitë “Ambienti”, “Euro Ndërtimi”, Klubi i zhytjes “Trepça” dhe një numër simbolik i qytetarëve vullnetarë, njofton Klan Kosova

Bahtiri u shpreh tejet falënderues nga Shoqata e Peshkatarëve, KRM “UNITETI”, kompanitë tjera në fjalë dhe të gjithë qytetarët tjerë të cilët i’u bashkangjitën këtij aksioni, me qëllim që të pastrohen hapësirat ujore nga barishtet.

-Advertisement-

“Po ashtu Bahtiri bën të ditur se ky aksion është zhvilluar nga vullneti i mirë i përbashkët, dhe se në programin e tij qeverisës ka paraparë edhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të këtij Liqeni, mirëpo për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 është bërë e pamundur shpallja e tenderit për blerjen e makinës adekuate për pastrimin e Liqenit. Dhe për këtë gjë Komuna ka ndarë mjetet e nevojshme, me ç’ rast shumë shpejt do të pajisemi me këtë makinë, dhe do të kemi një liqen mjaft të pastërt” thuhet në komunikatën e komunës së Mitrovicës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera