Fillon gjykimi ndaj serbit Zoran Gjokiq, i dyshuar për krime lufte në Pejë
Autori: Gazeta inFokus 19:28 | 04 December 2019
Sot paradite në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka nisur gjykimi ndaj të pandehurit Zoran Gjokiq nga Peja.
Gjokiq sot është përballur me fjalën fillestare të Prokurorisë dhe avokatit Kujtim Kërveshi i cili përfaqëson në mënyrë vullnetare viktimat e lagjes Kristal të Pejës të rastit të datës 29 Mars 1999.
Avokati Kerveshi sot ka dorëzuar një kërkesë me shkrim për dëgjimin e dëshmitarëve shtesë të cilët mbrojtja e të dëmtuarve i ka siguruar e të cilët sipas mbrojtjes, besohet se e mbështesin aktakuzën e Prokurorisë Speciale dhe të njëjtit do vërtetojnë se alibi e të pandehurit është gënjeshtër për tu mbrojtur.
Këta dëshmitarë të propozuar nga Avokati Kujtim Kërveshi kanë njohuri të sakta se çfarë ka ndodhur në lagjen ‘Kristal’ të Pejës me atë datë (29 Mars 1999) si dhe kanë njohuri precize edhe për veprimet e të pandehurit Zoran Gjokiq në atë lagje edhe përtej këtij momenti.
‘RADIO 1’ mëson se dëshminë do ta vazhdoj e dëmtuara dhe dëshmitarja Mihrije Zeqiraj të cilën forcat serbe në mëngjesin e datës 29 mars 1999, fillimisht e ndanë atë dhe fëmijët e saj nga bashkëshorti tani i ndjerë, më pas i morën gjitha paratë që kishte bashkëshorti dhe ajo … tutje i vranë të njëjtin (bashkëshortin) e pasi i ndanë tre burra nga të gjitha familjet e asaj rrugice në lagjen ‘Kristal të Pejës, dy nga ata, para se ti qëllonin i vendosën në një oborr të shtëpisë dhe njeri nga ta (i dyshuari) qëlloi dy shqiptarë të pa armatosur brenda oborrit, pra bashkëshortin e dëshmitares/të dëmtuarës Zeqiraj dhe fqinjin z.Berisha tani të ndjerë.
Sipas burimeve të ‘RADIO 1’, i njëjti është parë duke lëvizur edhe tek BT ‘Rrokaqielli’ në Pejë gjatë muajve Mars-Prill 1999.
Të tjera
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...