Fillon aksioni për dhurimin e gjakut në FSK (Foto)
Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 24 January 2018
Bazuar në planin e veprimit për vitin 2018 të Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak dhe Departamentit të Mjekësisë në MFSK, në koordinim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës (QKTGJK), sot në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës filloi aksioni humanitar për dhurimin e gjakut.
Këtij aksioni iu përgjigjen një numër i madh i pjesëtarëve të FSK-së dhe stafit civil të Ministrisë për FSK-në.
Ndër të parët që iu përgjigjen këtij aksioni humanitar ishte zëvendësministri i MFSK-së, Burim Ramadani dhe shumë oficerë të lartë dhe stafit civil të Ministrisë.
“FSK-ja gjithmonë i përgjigjet jo vetëm aksioneve të organizuara për dhurimin e gjakut, por edhe sa herë paraqitet nevoja dhe bëhen thirrje individuale për ndihmë përfshirë edhe dhurimin e gjakut”, tha zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani.
Ndërsa, Bukurie Zhupi nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut të Kosovës, tha se pjesëtarët e FSK-së janë bërë një shembull i mirë për të ndihmuar qytetarët e Kosovës dhe për ngritjen e vetëdijes te qytetarët që t’i përgjigjen aksionit humanitar për dhurimin e gjakut dhe aksioneve të ngjashme humanitare.
Aksioni humanitar për dhurimin e gjakut në kuadër të FSK-së realizohet në dy faza brenda vitit. Vlen të theksohet se që në ditën e parë, këtij aksioni i janë përgjigjur 50 pjesëtarë të MFSK-së.
Aksioni do të vazhdojë nesër në kazermën ,,Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore dhe do të zgjasë deri më 22 shkurt 2018, në të gjitha njësitet dhe kazermat e FSK-së.
Ndryshe, FSK-ja tashmë ka një traditë të organizimit të aksioneve humanitare për dhurimin vullnetar të gjakut, me moton “Një pikë gjak për shpëtimin e një jete”.
Të tjera
-
Rrëshqiti gomat gjatë lëvizjes, 27-vjeçari gjobitet me 150 euro dhe një pikë negative
Një 27-vjeçari në Ferizaj i është shqiptuar një gjobë prej 150 euro dhe një p...
-
Hamza takon bizneset në Shtime: Korporatat lirohen 5 deri në 10 vite nga tatimi në fitim, nëse investojnë mbi 500 mijë euro apo punësojnë mbi 50 punëtorë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar dhjetëra bizn...
-
Ramadani: Situata politike ka evoluar, vetëm pushteti është përgjysmuar, opozita është dyfishuar
Burim Ramadani, njohës i çështjeve të sigurisë, ish kryeinspektor i Agjencisë...
-
Haradinaj: Për të fituar Kosova, duhet ta heqim mashtruesin – shko Albin
Koalicioni AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30 e hapi ...
-
Rohde: Përparimi në dialog, e vetmja rrugë drejt BE-së
Përparimi i mëtejshëm në dialog është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe ...
-
Më i zëshmi i AAK-së ia mësyn sërish Kuvendit, Besnik Tahiri garon me numër 10
Besnik Tahiri, nënkryetar i AAK-së, aktualisht edhe kryetar i Grupit Parlamen...
-
Daut Haradinaj çon në këmbë qytetarët në tubimin e nisjes të fushatës së AAK-së
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ...
-
Osmani flet me kryetarin e Bujanocit për lehtësimin e procedurave të shtetësisë për qytetarët nga Lugina
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar kryetarin e Komunës së Bujan...
-
Koalicioni i AAK-së mbush plot sallën 1 tetori në nisjen zyrtare të fushatës
Lista e Koalicionit Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma Socialdemokrate ...
-
Arton Demhasaj zëri i shoqërisë civile me numër 35, i futet garës në AAK
Njëri ndër zërat e fuqishëm i cili për vite me radhë dha një kontribut të jas...
-
Zëri i fuqishëm i rinisë, Kushtrim Xhemaili kandidon me numër 66 në listën e AAK-së
Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Harad...
-
Nga lufta për liri tek mjekësia, kandidati i AAK-së, Haxhi Ibishi synon të ndryshojë Kosovën
Doktori i njohur kosovar, Haxhi Ibishi është një prej kandidatëve për deputet...