Lajme

Fillon afati për ankesa në KQZ

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 31 August 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot 91 subjekt politike për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të tetorit. KQZ-ja vendosi që partive politike në Vushtrri t’u mundësohet të sjellin edhe nga katër kandidatë për Kuvendin Komunal. Afati 24 orësh për ankesa fillon sot, në orën 16: 00.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi 91 subjekte politike, nga to 35 parti politike dhe një koalicion, 30 nisma qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur për kryetarë të komunave, në Zgjedhjet Komunale që pritet të mbahen më 22 tetor. Afat shtesë deri të dielën iu dha partive politike në Vushtrri për dorëzimin edhe të katër kandidatëve për asamblistë.

Anëtarët e KQZ-së, kërkuan që listat me kandidatë për kryetarë të komunave të publikohen në ueb faqen e KQZ-së, me qëllim të transparencës. Betim Gjoshi, nga PDK, kërkoi që të verifikohen kandidatët nëse ka ndonjë nga ta që ka problem me ligjin.

-Advertisement-

Të njëjtën kërkesë pati edhe anëtari nga radhët e Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, i cili tha se publikimi I listave të bëhet në mënyrë të veçantë për secilën komunë me kandidatin për kryetar dhe asamblistë.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, tha se Këshilli Gjyqësor ka marrë vendim që të verifikojë në shtatë gjykatat themelore të Kosovës nëse ka kandidatë të cilët tre vitet e fundit janë të dënuar me vendim të plotfuqishëm në ndonjë gjykatë në vend.

Ndryshe partive politike në Komunën e Vushtrrisë u dha afat deri të dielën që të sjellin edhe nga katër kandidatë për certifikim në KQZ. Në këtë mbledhje u certifikuan gjithsej 7 mijë e 8 dhjetë kandidatë për asamblistë të komunave. Afati I ankesave do të jetë 24 orë, që nga ora 16:00 e ditës së sotme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera