Fillojnë rrënimet – KEK-u zbaton masat e sigurisë në përimetrin e punimeve (FOTO)
Autori: Gazeta inFokus 18:28 | 18 January 2018
Në kuadër të zgjerimit të mihjesë së re, në zonën ku janë bërë shpronësimet në fshatrat Hade e Shipitullë, sot ka filluar edhe rrënimi i objekteve të para të cilat janë në afërsi të vendpunimeve.
Rrënimi i këtyre objekteve, siç ka njoftuar KEK-u përmes një komunikate për media është duke u bërë në kuadër të implementimit të masave të sigurisë. Pra i jemi ofruar deri në distancën minimale të lejuar perimetrit të shtëpive dhe për të ndërmarrë masat e plota të sigurisë kemi filluar rrënimin e tyre.
Gjithçka ka shkuar sipas parashikimeve tona dhe në vendin ku kanë filluar punën ekipet e rrënimit dhe për të qenë siguria në nivelin me të lartë, kanë mbikëqyrur punimet edhe Policia e Kosovës.
Fatmirësisht nuk ka pas asnjë ekses gjatë kësaj pune dhe gjithçka ka shkuar sipas planifikimeve të parapara dhe në marrëveshje të plotë me të gjitha palët.
Disa banorë të këtyre fshatrave kanë qenë aty gjatë kohës sa janë zhvilluar këto punime dhe përveç disa pakënaqësive të shprehura nga një numër i vogël i tyre nuk ka pasur asnjë insistim apo konflikt.
Ne i kuptojmë shqetësimet e disa banorëve duke pasur parasysh edhe ndjeshmërinë për zhvendosje nga tokat dhe shtëpitë e tyre, por siç e dinë edhe ata dhe gjithë qytetarët, KEK-u në koordinim më të gjithë akterët tjerë në këtë proces ka dhënë maksimumin për të përmbushur të gjitha kërkesat banorëve dhe po respektohen standardet më të larta ndërkombëtare për zhvendosje.
Kurse sa i përket edhe procesit të nënshkrimit të kontratave me banorët dhe kryerjes së obligimeve financiare përveç zonës së parë e cila tashmë ka përfunduar me një dinamikë të njëjtë jemi duke punuar edhe më përfundimin e tri zonave të tjera.
KEK-u edhe një herë falënderon të të gjithë akterët që po e dhanë maksimumin në këtë proces, në veçanti banorët e këtyre fshatrave për një bashkëpunim të mirë dhe të sinqertë.
Siç jemi zotuar nga fillimi i këtij procesin, deri në finalizim të plotë do të mbesim të përkushtuar për të zbatuar në përpikëri obligimet tona si Korporatë duke respektuar çdo vendim të qeverisë dhe komisionit vlerësues në pajtim të plotë me ligjin.
Të tjera
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...