Fun & Video

Fillojnë punimet për vitin 2019, Londra do të ndërtojë pishinën në ajër (foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 20 December 2017

Londra do të bëjë realitet ëndrrën e shumë prej adhuruesve të pishinave. Në këtë qytet do të ndërtohet pishina e parë “e qiellit”, e cila do të jetë 115 metra mbi rrugët e Londrës.

Ajo do të jetë 25 metra e gjatë dhe do të mbajë thuajse 400 ton ujë, ndërsa është vendosur që të lidhë dy kulla luksoze të banesave, duke i lejuar përdoruesit të notojnë mes dy ndërtesave.

Duke e ndërtuar tërësisht prej qelqi me trashësi 20 cm, ndërtuesit kanë thënë se të notosh brenda saj do të jetë “sikur je duke lundruar në ajër”.

-Advertisement-

Pishina do të ofrojë një pamje kryesore të ambasadës së SHBA në Angli, e cila ka kushtuar miliarda dollarë dhe është vendosur të hapet në shkurt të 2018.

Dy kullat luksoze që do të lidhen përmes pishinës do të përfshijnë 2000 apartamente, të cilat kushtojnë deri në 5 milion paund. Banorët e kullave do të kenë koncerte në fundjavë, party të shumta, kinema, bare verore etj ku të kenë mundësi të relaksohen.

Pishina pritet të përfundojë në vitin 2019./tesheshi.com/

nintchdbpict000373910235

nintchdbpict000373910825nintchdbpict000373910788

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera