Sport

Fillojnë bisedimet, Turan te klubi me shumë tifozë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 04 November 2017

Arda Turan pritet të largohet nga Barcelona duke u transferuar në Galatasaray gjatë afatit kalimtar të janarit.
Barcelona ka filluar bisedimet me Galatasarayn për shitjen e mesfushorit Arda Turan.

Portali turk “Fanatik” raporton se Turan është gjithnjë e më afër largimit nga klubi katalan, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Turan nuk është duke zënë vend në formacionin e trajnerit Ernesto Valverde, përcjell “lajmi.net”.

-Advertisement-

Andaj, Galatasaray ka filluar kontaktet me Barcelonën për blerjen e tij pas rihapjes së afatit kalimtar dimëror.

Galatasaray shquhet si ekip me tifozeri të zjarrtë përfshirë një numër të madh të mbështetësve në Kosovë.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy