Lajme

Filloi takimi i Kurtit me homologun nga Maqedonia e Veriut

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 05 August 2024

(E plotësuar, ora 10:15) Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Shkup, ku është pritur nga homologu nga Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski. Tani po mbahet takimi bilateral mes dy kryeministrave.

Kurti udhëton në Shkup, takon kryeministrin Mickoski

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka udhëtuar për vizitë pune në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

-Advertisement-

Atje, ai do të pritet nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, me të cilën do të ketë një takim bilateral, njofton Kryeministra kosovare.

E sipas njoftimit nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, nga 10:00 deri më 10:30 është planifikuar një takim kokë më kokë mes dy kryeministrave, ndërsa në ora 11:00 do të mbahet takimi dypalësh ku përveç kryeministrave do të marrin pjesë edhe delegacione qeveritare nga të dyja palët. Ndërsa më pas në Qendrën për Media të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është planifikuar konferenca e përbashkët për media e dy kryeministrave.

Realizimi i kësaj vizite është dakorduar me 20 korrik 2024.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera