Sport

Filloi kursi i dytë për trajnerë për Licencën C të UEFA-s

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 10 April 2018

Vetëm pak ditë pas përfundimit të suksesshëm të kursit të parë për licencimin e trajnerëve me Licencën C të UEFA, sot, në Banjën e Pejës “ONIX”, u bë hapja e kursit të dytë për licencën  C të UEFA-s, që organizohet nga FFK-ja në bashkëpunim me Federatën Gjermane të Futbollit, shkruan infokusi.

LEXO EDHE: Kjo është e ardhmja e Diego Simeone

Në kursin e dytë marrin pjesë 24 trajnerë, prej tyre dy femra. Ky kurs do të mbahet në dy faza me ligjërata dhe punë praktike, prej 10 prillit deri më 14 prill dhe prej 7 majit deri më 11 maj. Fillimisht të pranishmit i ka përshëndetur drejtori teknik i FFK-së, Michel Nees, i cili i ka njoftuar pjesëmarrësit me rregullat dhe përmbajtjen e këtij kursi, derisa ka thënë se ky shkollim është i rëndësisë së veçantë, për faktin se tashmë FFK ka hyrë në sistemin e edukimit të UEFA-s. /INFOKUSI.COM

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera