Rozë

Fifi ka disa fjalë për Beatrixën dhe Borën

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 24 January 2022

Trekëndëshi i krijuar para disa javësh, Bora – Donald – Beatrix vazhdon të jetë më i komentuari në rrjete sociale e media rozë.

Të premten, këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj la shtëpinë e famshme të “Big Brother VIP” dhe që nga ajo mbrëmje, ajo nuk ka bërë ende një reagim të vetëm në rrjete sociale, madje as nuk mori pjesë në emision ditën e djeshme.

Beatrixa ishte e ftuar në emisionin “Fun Club”, që i dedikohet këtij formati të “Big Brother VIP”, teksa moderatorja, Dojna Mema, tregoj se si pasojë e gjendjes jo të mirë shëndetësore mungon këngëtarja.

-Advertisement-

Mirëpo, Beatrixa ka pasur edhe mbështetjen e personazheve të njohur si ish banorja, Neda Ballaku apo edhe të këngëtares Filloreta Raçi e njohur si Fifi.

Kjo e fundit në një ‘live’ në Instagram tha se njerëzit asnjëherë nuk duhet gjykuar për ndjenjat e tyre dhe se nuk është në rregull ajo që po bëhet ndaj Beatrix.

“Nuk është mirë të hidhet kaq shumë pluhur përmbi një femër, si për Trixën, si për Borën, si për cilëndo, vetëm ndaluni, gjykoni lojën e njerëzve, jo ndjenjat e tyre sepse kjo nuk është normale”,  u shpreh Fifi./Express

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera