Sport

FIFA vjen me një lajm të madh

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 26 October 2017

Nënpresidenti i FIFA, Victor Montagliani, të hënën sinjalizoi për herë të parë se organizata mund të zbutë rregullat e kombësisë dhe t’u lejojë lojtarëve të luajnë më shumë se një ekip në ndeshjet zyrtare, duke përfshirë ekipet bazë dhe profesionale. Federata e Kepi Verde shkaktoi diskutim pas një kërkese formale për ndryshim, përcjell ORAinfo.

“Shumë probleme kanë dalë kohët e fundit. Bota po ndryshon. Imigracioni po ndryshon. Ka probleme të nacionalitetit që ndodhin në të gjithë botën, kryesisht në Afrikë, por edhe në Azi dhe në Concacaf.

“Kështu që, mendoj se është një kohë e mirë për të parë këtë dhe për të parë nëse ka ndonjë zgjidhje, pa kompromentuar integritetin e sportit “, tha Montagliani, i cili është gjithashtu president i Konfederatës së Amerikës së Veriut, të Amerikës Qendrore dhe të Karaibeve (CONCACAF)./ORAinfo/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera