Sport

FIFA, UEFA dhe IFAB/ Diskutime për Champions, merkaton

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 15 April 2020

Futbolli botëror është në një periudhë ku do diskutojë një sërë temash dhe një prej tyre është rifillimi i kampionateve e Ligës së Kampioneve e Europa League.

Në këtë pikë, për momentin janë dy skenare; zhvillimi paralelisht i kampionateve dhe kompeticionet evropianeve dhe skenari i dytë flet për zhvillimin fillimisht të Ligave për t’u mbyllur në fund të korrikut, në fillim të gushtit dhe më pas mbyllja e sezonit në Champions dhe Europa League. Për Champions league UEFA po vlerëson 4 hipoteza; Së pari është zhvillimi i 17 ndeshjeve të mbetura nga sfidat e kthimit të 1/8 të finaleve.

Së dyti, Champions do të reduktohet në 11 ndeshje unike; Së treti zhvillimi i një Final Four në një qytet të vetëm dhe së fundi, formati Final Eight edhe në këtë rast në një qytet të vetëm. Tjetër shqetësim i UEFA është ideja e vendeve që duan të mbyllin kampionatet parakohe.

-Advertisement-

UEFA nuk mund t’i detyrojë që ato vende të ndalen, por mund të mos pranojë klubet e tyre në eventet e saj. Temë tjetër diskutimi është ajo e merkatos së futbollistëve. Sot për sot nuk mund të programohet një merkato unike sepse kampionatet do të rinisin, nëse kjo do të ndodhë, në data të ndryshme. kështu që FIFA vendos të ndjekë linjën e rekomandimit teksa propozoi zgjatjen e kontratave në skadencë deri në fund të sezonit futbollistik, por ky propozim duhet të aprovohet në mënyrë unanime nga të gjitha palët. Përsa i përket sesioneve të merkatos, FIFA do të kërkojë harmonizime të kampionateve që nuk është e lehtë.

Ajo që ndodh me lojtarët në skadencë ata mund të transferohen nga një kampionat që nuk është mbyllur tek ai që ka përfunduar dhe jo anasjelltas. Përsa u përket ndryshimeve në rregullat e lojës që përcaktohen nga IFAB, po mendohet për kryerjen e 5 ndërrimeve dhe jo 3, një masë kjo që do të jetë e përkohshme dhe që pritet të aplikohet vetëm nëse rifillojnë. Ndërsa në Kupa, mendohet për 6 ndërrime duke qenë se kur ka kohë shtesë numri aktual i ndërrimeve është 4

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera