Sport

FIFA refuzon dokumentacionet e Leicesterit për Adrien Silvan, u vonua 14 sekonda

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 06 Shtator 2017

FIFA ka refuzuar dokumentacionet e Leicester për regjistrimin e mesfushorit Adrien Silva si lojtarë të tyre, shkruan Sky Sport.

Sipas këtyre raporteve thuhet se Leicesteri ishte për 14 sekonda më vonë në afatin kur FIFA e ka rregulluar mbylljen e afatit kalimtar, dhe kjo do të thotë se marrëveshja për mesfushorin bie.

‘Dhelprat’ kishin arritur një marrëveshje prej 22 milionë funtash me Sporting Lisbonën për portugezin në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, por kërkuan edhe dy orë shtesë për kompletimin e dokumenteve të nevojshme, transmeton kp.

-Advertisement-

Zyrtarë të ekipit anglez kanë konfirmuar se Leicesteri, Sporting Lisbona dhe Adrien Silva, janë duke punuar rreth rregullimit të dokumenteve, në mënyrë që FIFA të japë lejen që 28-vjeçari të luajë për ekipin nga Premier Liga.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy