Sport

FIFA ndryshon formatin për Kupën e Botës për klube

Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 31 Tetor 2017

FIFA ka vendosur që të ndryshojë formatin e Kupës së Botës për klube, i cili zhvillohet çdo vit.

Sipas mediave spanjolle, FIFA ka vendosur që më formatin e ri, Kupa e Botës për klube do të zhvillohet çdo 4 vite dhe në të do të marrin pjesë 24 skuadra.

Mes ekipeve pjesëmarrëse, do të jenë ekipet më të mira të 4 vjeçarit, 12 prej të cilave nga Evropa, 5 nga Amerika e Jugut dhe nga dy për kontinentet e Azisë, Afrikës dhe Amerikës së Veriut.

-Advertisement-

24 skuadrat pjesëmarrëse do të ndahen në 8 grupe me nga 3 ekipe, por ka ende dilema në lidhje me kohën kur do të zhvillohet kjo garë.

Opsioni kryesor mbetet muaji qershor, por nuk përjashtohet as dhjetori, siç është aktualisht. Gjithsesi, në takimet e ardhshme të organizmit më të lartë të futbollit në botë, do të marrin formë edhe detajet e kësaj gare për klube.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy