Sport

FIFA mund të kompensojë Al-Hilal për Neymar, shuma është më e ulët se paga e një muaji e brazilianit

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 20 October 2023

“Është një moment shumë i trishtuar, më i keqi”, ky është mesazhi i shpërndarë nga Neymar në “Instagram” pas dëmtimit të rëndë (këputje të meniskut dhe ligamentit në gjurin e majtë) që do ta mbajë jashtë fushës së blertë për shumë muaj.

Një goditje kjo edhe për klubin e Al-Hilal, i cili e bleu brazilianin nga Paris Saint-Germain në verë për 90 milionë euro.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle, klubi saudit mund t’i drejtohet programit të “mbrojtjes” së FIFA-s, i cili mund të aktivizohet kur një nga lojtarët dëmtohet me kombëtaren e tyre dhe mund të marrë deri në 7.5 milionë euro dëmshpërblim.

-Advertisement-

Një shumë e vogël, madje më e ulët paga e një muaji që Neymar merr të Al Hilal, me sulmuesin brazilian që tashmë e ka mbyllur sezonin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera