Sport

FIFA me rregull të ri, redukton numrin e lojtarëve të huazuar nga një skuadër

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 01 December 2018

Shtëpia më e madhe në botë për futboll, FIFA, si duket do të marr një vendim në lidhje me huazimet e futbollistëve.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë vendim zyrtar nga FIFA në lidhje me huazimet e futbollistëve.

Skuadrat evropiane, por edhe ato botërore deri më tani kanë huazuar sa kanë dashur futbollistë, si në rastin e Chelseat që ka 39 lojtarë të huazuar. Por, tani FIFA pritet të marr një vendim në lidhje me numrin e futbollistëve që do të huazohen.

-Advertisement-

Sipas mediave britanike, FIFA do të reduktojë numrin e futbollistëve që do të lejohen të huazohen nga skuadrat. Me vendimin e ri, skuadrat do të mund të huazojnë vetëm gjashtë deri në tetë lojtarë.

Ky vendim nëse merret nga organet përgjegjëse pritet të zbatohet nga sezoni 2020/21. Megjithatë, ende nuk ka asgjë zyrtare, por gjatë ditës ose javëve të ardhshme pritet të merret një vendim final.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera