Sport

FIFA i ndan çmim Rashicës

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 23 November 2018

Rashica nderohet nga FIFA Milot Rashica ishte njëri prej lojtarëve më të mirë të Kosovës në 6 ndeshjet në Ligën e Kombeve.

Për këtë arsye ai ka marrë nga FIFA 19 çmimin për paraqitjen e mirë, sidomos në ndeshjen kundër Ishujt Faroe, Maltës dhe në ndeshjen në Prishtinë kundër Azerbajxhanit.

Rashica gjatë gjashtë ndeshjeve shënoi dy gola, kurse goli në Ishujt Faroe ishte më i miri. Kosova, arriti që të përfundojë e para në Grupin 3 të Ligës D te Kombeve, derisa më dy dhjetor do të mësojë skuadrat me të cilat do të ballafaqohet me kualifikime të drejtpërdrejta.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera