Sport

FIFA gëzon Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 19:12 | 14 November 2018

Arijanet Muriqi është i gatshëm të vesh fanellën e Kosovës për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve.

Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë një lajm të mirë nga FIFA.

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka dhënë leje që portieri i Manchester City Arijanet Muriq, të mbrojë ngjyrat e përfaqësueses së Kosovës.

-Advertisement-

Portieri i Cityt ka qenë i vetmi në pritje të lejes nga FIFA nga tre lojtarët e afruar në muajin nëntor nga Bernard Challandes.

Tani selektori i Kosovës Bernard Challandes, ka më shumë zgjedhje për “gardianin e portës”, shkruan top-channel.

Kosova ndeshjen e parë e luan të shtunën në udhëtim në Malta, ndërsa pas tre dite e pret në Prishtinë Azerbajxhanin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera