Lajme

Fieri tronditet nga një atentat ndaj një 57 vjeçari

Autori: Gazeta inFokus 23:49 | 23 October 2021

Një 57 vjeçar nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Ai mbeti i plagosur rëndë në një atentat të ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune, në afërsi të një qendre tregtare në Fier.

A.B dyshohet se u qëllua nga një automjet në lëvizje nga persona ende të paidentifikuar. Viktima ndodhej në makinën e tij Audi të parkuar, kur u qëllua nga të paktën dy persona. Rreth 30 minuta pas ngjarjes, në afërsi të fshatit Daullas u gjet një makinë Benz në flakë, e cila dyshohet se u përdor nga autorët.

-Advertisement-

Viktima është një biznesmen i njohur në qytetin e Fierit, ish-pronar i një lokali po ashtu të njohur në këtë qytet. Shkaqet e këtij atentati mbeten të paqarta.

E gjithë ngjarja ndodhi në një kohë kur në zonë kishte qytetarë të shumtë. Ishin pikërisht këta të fundit që njoftuan autoritetet për të shtënat me armë.

Nga vendi i ngjarjes, dëshmitarë thanë se autorët qëlluan të paktën 15 herë në drejtim të 57-vjeçarit me breshëri automatiku./tvklan

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera