Sport

Fidan Hasani ndahet me klubin e zemrës

Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 16 January 2018

“Flamurtari është klubi i zemrës dhe do të mbetet deri në vdekje pa marrë parasysh mosmarrëveshjet me kryetarin, të gjithë mund të shkojnë, por Flamurtari mbetet”, thotë , Fidan Hasani.

Mbrojtësi Fidan Hasani e kishte për zemër Flamurtarin e Prishtinës, por asnjëherë nuk i kishte shkuar mendja se një ditë do ta tradhtohet fortë e keq nga klubi. Ai këtë tradhti s’e ka të lehtë që ta përpin, por sipas tij le të mbetet në ndërgjegjen e tyre. Hasani tani shikon kalimin në ndonjë ekip tjetër, gjasat janë që të shkoi edhe në një klub të Shqipërisë.

“Jam në bisedime me dy klube dhe shpejt do të vendosi për skuadrën e re”, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ai është i revoltuar me kuqezinjtë, skuadër e cila lufton me mish e më shpirt për të mbetur në elitë.

-Advertisement-

“Me tradhtoi Flamurtari, por lë të jetë në ndërgjegjen e tyre, kështu që i mbetet kohës me u pa gjërat”, tha Hasani. Flamurtari ishte klubi i zemrës tuaj, a e keni pritur një tradhti të tyre dhe pse iu tradhtoi? “Flamurtari është klubi i zemrës dhe do të mbetet deri në vdekje pa marrë parasysh mosmarrëveshjet me kryetarin, të gjithë mund të shkojnë, por Flamurtari mbetet”, përgjigjet futbollisti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera