Sport

FIBA ia beson Kosovës organizimin e një Evropiani, pavarësisht problemeve me infrastrukturë

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 05 December 2017

Me gjithë faktin që mezi ka bërë gati palestrën për ndeshjen e parë kualifikuese për botërorin e basketbollit, Kosova ka fituar të drejtën që verën tjetër të organizojë një ngjarje të rëndësishme për basketbollin evropian.

Në Kosovë, përkatësisht në Prishtinë, prej 22 deri më 29 korrik të vitit të ardhshëm do të mbahet Kampionati Evropian U-18 në basketboll për meshkuj, Divizioni.

Në divizionin C garojnë përfaqësueset e rangut të tretë evropian. Evropiani i Divizionit B për këtë grupmoshë do të mbahet në Maqedoni, kurse përfaqësueset më të forta do të garojnë në Letoni, raporton KH.

-Advertisement-

Është Bordi i FIBA Evropës (Konfederatës Evropiane të Basketbollit) që në fundjavën e kaluar ka vendosur për vendet që do të organizojnë kampionatet evropiane për të rinj në vitin 2018.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera