Auto&Tech

Fiat Chrysler tërheq 1.25 milionë furgonë për shkak të një defekti

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 12 May 2017

Fiat Chrysler Automobiles NV, ka treguar se do të tërheqë më shumë se 1.25 milionë furgon në të gjithë botën për shkak të një defekti softuerik, i cili ndërlidhet me një aksident me fatalitet dhe dy me lëndime, transmeton koha.net.

Gabimi softuerik mund të bllokoj në mënyrë të përkohshme air bag-ët anësorë e edhe rripat e sigurisë gjatë aksidenteve, duke lejuar që pasagjerët të mbeten të pambrojtur, ka treguar prodhuesi i veturave Italian-Amerikanë.

Kompania do të ri-programoj modulet kompjuterike në veturat e prekura për ta përmirësuar këtë gabim.

-Advertisement-

Tërheqja e 1.02 milionë veturave është në SHBA, të modeleve Ram 1500 dhe 2500 dhe Ram 3500 të viteve 2014-2016, në Kanada 216 mijë furgonë, në Meksikë 21,668 dhe 21,530 të tjerë në Amerikën e Veriut, ka treguar kjo kompani.

Fiat Chrysler ka thënë se tërheqja e tyre do të filloj në korrik të këtij viti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera