Sport

FFK “zemërgjëre” me Prishtinën, ia falë dënimin

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 09 August 2018
Federata e Futbollit të Kosovës, ia ka falur dënimin Prishtinës për ndeshjen me Gjilanin.
FFK është treguar zemërgjërë, duke ndryshuar vendimin e Disiplinorit, që kishte dënuar bardhekaltërit pas ndeshjes së fundit të vitit të kaluar ndaj Dritës, ku ishte ofenduar Fadil Vokrri.

Kësisoj, ndeshja Prishtina-Gjilani do të zhvillohet me shikues, njofton faqja zyrtare e prishtinasve.

“FFK-ja ka falur dënimin Prishtinës një ndeshje pa shikues dhe klubi do të ketë tifozët e saj edhe në ndeshjen për Superkupë dhe të javës së parë me Gjilanin”, thuhet në njoftim.

Kjo nuk është hera e parë që FFK falë dënime të ndryshme të individëve dhe skuadrave të ndryshme.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera