Lajme

FFK ngushëllon familjen Demaçi

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 27 July 2018

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka ngushëlluar familjen Demaçi për vdekjen e simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, i cili ka ndërruar jetë dje, shkruan GazetaFokus.

E nderuara familje e Adem Demaçit!

Me pikëllim të thellë dhe trishtim morëm lajmin për vdekjen e Adem Demaçit, njeriut simbol që 28 vjet i kaloi në burgjet serbe, por asnjëherë i gjunjëzuar, ndaj ju lutem që në emrin tim, KE, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, më lejoni të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta dhe më të thella.

-Advertisement-

Figura e Bac Ademit, ishte komplekse dhe kontributi i tij ishte jashtëzakonisht i madh në luftën e pakompromis për kauzën për Republikën e Kosovës, duke ja kushtuar gjithë rininë e tij e duke kaluar nëpër kazamatet e Serbisë.

U shndërrua në simbol të rezistencës dhe udhërrëfyes i rinisë kosovare për shtetin e Kosovës. Kur nisi lufta në Kosovë ai me guximin e tij u bë përfaqësues politik i UÇK-së pa ju trembur syri. Bac Ademi dha një kontribut të çmueshëm si kryetar i KMLDNJ-së, u shqua edhe si shkrimtar që me gjak e pendë shkroi për katrahurat e popullit shqiptarë dhe si i tillë u shqua jo vetëm në Kosovë, por edhe me gjerë.

Vepra dhe shëmbëlltyra e tij kanë zënë vend markant në historinë e Kosovës dhe kujtimi për të do të jetë i përjetshëm, e brezat e rinj do të lartësojnë veprën e Bac Ademit.

Shfrytëzoj nga rasti që të u shpreh ngushëllime edhe miqve bashkëkohanikëve, bashkëvuajtësve dhe mbarë popullit të Kosovës.

Prehu në paqe dhe të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, Baca Adem!

Me respekt

Agim Ademi, president i FFK-së

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera