Sport

FFK-ja ia shtynë Ballkanit derbin ndaj Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 25 October 2022

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se derbi i madh i Superligës së Kosovës në mes Ballkanit dhe Prishtinës, i paraparë për t’u zhvilluar të dielën që po vjen, është shtyrë.

Kjo për shkak se klubi nga Suhareka të enjten e zhvillon ndeshjen e Ligës së Konferencës në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Slavia e Pragës, shkruan Gazeta Express.

Në njoftimin e FFK-së thuhet:

-Advertisement-

Komisioni i Garave i Superligës ka vendosur ta shtyjë ndeshjen e javës së 14-të në AlbiMall Superligë, ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës, e cila ishte paraparë të zhvillohet të dielën më 30 tetor. Shtyrja e kësaj ndeshje është bërë për shkak se të enjten skuadra nga Suhareka e zhvillon ndeshjen shumë të rëndësishme në UEFA Conference League kundër Slavia Pragës në stadiumin “Fadil Vokrri”. Për orarin e ri të zhvillimit të ndeshjes Ballkani-Prishtina, KG do të vendosë së shpejti.

 

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy