Lajme

FFK i jep mbështetje kryetarit Ademi – Do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 05 July 2019

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar më 9 muaj burgim presidentin e FFK-së Agim Ademi, proces ky i nisur qysh në vitin 2012.

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, nën drejtimin e presidentit Ademi pas këtij vendimi ka mbajtur një takim. Me këtë rast, presidenti Ademi para anëtarëve të KE ka thënë se komunikimin e vendimit të sotëm e konsideron të padrejtë dhe të pabazuar, sepse nuk e ndjen veten fajtor, shkruan Gazeta inFokus.

“Presidenti Ademi do të vazhdojë t’i ndjekë deri në fund të gjitha procedurat ligjore – ankimore,  të cilat janë të parapara, siç i garanton Kushtetuta, ligjet e vendit dhe aktet normative të FFK-së, jo për ta mbrojtur postin por për ta mbrojtur veten dhe kredibilitetin e institucionit” thuhet në këtë komunikatë të FFK-së

-Advertisement-

Në këtë njofitmi për media gjithashtu thuhet se Presidenti Ademi do t’i respektojë të gjitha vendimet e institucioneve çfarëdo qofshin ato në përfundim.
“Presidenti Ademi falënderon të gjithë akterët e futbollit për përkrahjen dhe premton se do të vazhdojë njësojë me punë dhe përkushtim në drejtimin e FFK-së dhe sukseseve të reja” thuhet me tejë në këtë njoftim.

Njëkohësisht KE i FFK-së i jep mbështetje të fuqishme presidentit Agim Ademi që të vazhdojmë së bashku me trendin e sukseseve nën drejtimin e tij dhe fton opinionin e gjerë dhe të gjithë dashamirët e futbollit që këtë lajm ta marrin me qetësi dhe maturi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera