Sport

FFK e ka një lajm për tifozët e Kosovës që duan ta shohin ndeshjen me Letoninë

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 13 November 2017

FFK ka njoftuar se biletat për këtë ndeshje shiten edhe gjatë ditës së sotme në qendër të Mitrovicës, tek K-Mobile dhe tek Prince Caffee, derisa në afërsi të stadiumit “Adem Jashari” shitja fillon në dy pika prej orës 15:00.

Teksa FFK thotë në njoftim “ftohen qytetarët që të vinë më herët në mënyrë që të shmanget tollovia, derisa iu rikujtojmëse se biletat e prodhuara kanë elementë të sigurisë të nivelit më të lartë dhe se sistemi i kontrollit të tyre nëpër pikat e stadiumit është i kompjuterizuar.

“Hyrja në stadium pa biletë nuk do t’i lejohet asnjë personi, qofshin edhe fëmijë”.

-Advertisement-

Çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si vijon:

Tribunat A, B, C, D = 10 Euro

Tribunat J, K, L. M, N = 3 Euro

Tribunat O, P, Q, R, S = 5 Euro

Tribunat U, V, X, Y = 3 Euro

Tribunat E, F, G, H, I = 10 Euro

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera