Sport

FFK dënon klubin e Llapit, pasi ‘kërcënuan’ gjyqtarët dhe thyen rregullat anti-Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 29 November 2020

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka dënuar klubin e Llapit me 1,000 euro, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo pasi klubi llapjan ka shkelur rregullat anti-Covid-19, duke lejuar disa tifozë në takimin që e luajtën ndaj Prishtinës në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Përveç kësaj sipas njoftimit të FFK-së, dy personat të paidentifikuar para ndeshjes me kryeqytetasit kanë kërcënuar gjyqtarët.

-Advertisement-

Më poshtë keni vendimin e KD të FFK-së.

FC  LLAPI  1932  nga Podujeva në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XIV-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë  e seniorëve;  LLAPI  1932 – PRISHTINA,  e zhvilluar me datë 25.11.2020 në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Prishtinë. Raportet zyrtare dhe xhirimet televizive (para fillimit të ndeshjes dy persona të pa identifikuar kërcënojnë gjyqtarët e takimit, njëherësh  gjatë zhvillimit të ndeshjes nuk u respektuan masat anti-Covid 19;  kishte numër të konsiderueshëm të spektatorëve në tribuna). Bazuar në nenin  52 paragrafi 1 pika  h  dhe neni 10 paragrafi 1  pika d; të Rregullores disiplinore; DENOHET  me të holla në shumë prej; 1000  euro (një mijë euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është  8  ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera