Sport

FFF tregon nëse Zidane do ta zëvendësojë Deschampin

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 08 June 2018

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noël Le Graet, ka shuar thashethemet rreth asaj që Zinedine Zidane do të marrë përgjegjësinë për skuadrën franceze pas Kupës Botërore të kësaj vere, shkruan infokusi.

Didier Deschamp aktualisht udhëheq ekipin në Kampionatin Botëror në Rusi, me pritjet e rënda mbi shpatullat e tij.

Dalja e Zidane nga Real Madridi është ende një temë e hapur. Spekulimet janë të shumta se ku mund të përfundojë në të ardhmen.

-Advertisement-

Duke folur për këtë çështje për RMC dhe BMFTV, Le Graet zbuloi thashethemet në lidhje me Zidane.

LEXO EDHE: Zyrtare: Kane i Tottenhamit deri më 2024

“Didier Deschamp ka një kontratë deri në vitin 2020, ajo do të vazhdojë deri në vitin 2020.

“FFF në mënyrë të qartë besojnë  në Deschamp, i cili është kritikuar gjatë viteve të fundit për vendimet e tij taktike – pavarësisht nuk ka paqartësi.

Pjesa më e madhe e njerëzve përpara botërorit  presin gjëra të mëdha nga kjo skuadër franceze. Një ekip i ri që ka në radhët e veta disa nga talentët më të mirë të botës – presioni është me të vërtetë i madh, dhe madje vjen pikrisht nga FFF.

“Unë dua që ekipi ynë të jetë ndër katër më të mirët,” tha Le Graet.

Franca do të përballet me Australinë, Perun dhe Danimarkën në fazat e grupit të turneut të këtij viti. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera