Lajme

Fevziu: Rugova krijoi ëndrrën e një Kosove të pavarur

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 10 June 2024

Gazetari nga Shqipëria Blendi Fevziu, ka folur rreth rolit të presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, rreth ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës.

Fevziu tha se Rugova “krijoi ëndrrën e një Kosove të pavarur”.

“E para ishte ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës dhe dalja nga izolimi i plotë në territor, në një publik ndërkombëtar në kancelaritë evropiane. E dyta që është unike në gjithë globin, është ndërtimi i sistemit paralel. Të arrije të mblidhje taksat tek shqiptarët në 100 shtetet e botës, kuptohet i jepnin me dëshirë. Por, të ndërtosh një sistem paralel pa pasur asnjë mjet financiar, duke pasur një sabotim të sistemit asokohe të Serbisë, është një mrekulli”, tha ai.

-Advertisement-

“Një gjë është e sigurtë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk do të kishte dalur pa rezistencën paqësore dhe organizimin e shqiptarëve dhe kjo është e sigurtë. Por, nga ana tjetër as rezistenca paqësore do të ishte e pamjaftueshme për të çuar drejt një Kosove të pavarur”, theksoi ndër të tjera autorit i emisionin Opinion transmeton Klankosova.tv

Përveç tij në panelin e dytë po marrin pjesë edhe gazetari dhe autori i emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendi, gazetari Eugen Saraçini dhe ish-ministri dhe themeluesi i Institutit për Marrëdhënie me Jashtë, Alush Gashi.

Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës sot për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës po e mban konferencën ndërkombëtare me temën “Rugova dhe perëndimi”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera