Lajme

Festë në familjen e Ramush Haradinajt (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 15 May 2017

Sot në shtëpinë e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është ditë feste.

Kjo për faktin se sot feston ditëlindjen vajza e Ramushit dhe Anitës, Hana.

E moderatorja e njohur Anita Mucaj me rastin e ditëlindjes së vajzës së saj Hanës, ka bërë një urim shumë special.

-Advertisement-

Anita në profilin e saj në Facebook ka postuar një fotografi të vajzës së saj Hanës e cila duket shumë simpatike, ku edhe ka shprehur fjalët më të bukura.

Anita ka shkruar se Hana është ajo e cila ju ka dhënë qetësi shpirtërore dhe lumturi të pafund, transmeton Gazeta Express.

“Erdhe shume lehte dhe qete ne jeten tone, per te n’a dhene qetesi shpirterore dhe lumturi te pafund!! Ashtu siç Je buzeqeshja vajzerore e embel ashtu Uroj qe jeta te te perkdhel lehte dhe me embelsi, Sepse ti pafundesisht e meriton!!! Gezuar Princesha Jone!!! Te dua dhe te duam shume”, ishte ky urmi që kishte bërë Anita në profilin e saj në Facebook.

Kjo ditëlindje për Hanën do të jetë sigurisht shumë e veçantë, pasi që tani ka pranë edhe babin afër për të festuar së bashku.

Kujtojmë se ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është liruar nga gjykata franceze e Colmarit më 27 prill.

Gjykata franceze ka vendosur ta lirojë nga të gjitha akuzat që Serbia akuzonte ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij Anita Muçaj, kanë tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.

E se çfarë urimi do të bëjë edhe Haradinaj për vajzën e tij Hanën, mbetët të shihet./Gazeta Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera