Lajme

Festa në Kroaci ku Milanoviq e ftoi Osmanin në atmosferë zgjedhore, Plenkoviq: Ai i takon së kaluarës

Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 04 August 2024

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani po qëndron në Kroaci së bashku me bashkëshortin e saj, Prindron Sadriun.

Me ftesë të presidentit kroat, Zoran Milanoviq, ajo po merr pjesë manifestimin tradicional Sinjska Alka. Milanoviq po e organizon këtë në një atmosferë zgjedhore para zgjedhjeve presidenciale të fundvitit.

Atje ka shkuar edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, një rival i Milanoviqit

-Advertisement-

Plenkoviq tha nga atje se Milanoviq i përket së kaluarës.

Mendoj se zgjedhjet do të tregojnë se Kroacia ka nevojë për ndryshim, Primorac është e ardhmja”, tha Plenkoviq.

Ai pati vërejtje edhe për mënyrën e organizimit të kësaj ngjarjeje, ndërsa deklarimi i tij para mediave u përqendrua te zgjedhjet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera