Festa e Halloween-in u kthye në tragjedi: 151 viktima në Korenë e Jugut, vendi në zi kombëtare

Autori: Gazeta inFokus
09:23 | 30 October 2022
Të paktën 151 persona kanë humbur jetën në Seoul pasi një turmë njerëzish që ishin mbledhur për të festuar Halloween-in në një rrugicë të ngushtë, përfunduan duke u shtypur me njëri-tjetrin. Mbi 100 mijë persona, shumica prej tyre të maskuar për festë, ishin mbledhur në Itaewon të shtunën mbrëma në atë që do të ishte festa e parë e Halloween-it në tre vite.
Mediat në vend raportuan për skena kaotike të shkaktuara nga numri i madh i njerëzve në rrugë përpara se të ndodhte incidenti tragjik, shumë pak pas orës 22.00.
Shumë nga rrugicat jashtë rrugës kryesore në zonë janë të ngushta dhe të pjerrëta. Pikërisht në një rrugë të tillë të pjerrët, që ndodhet afër hotelit Hamilton dhe pak më shumë se katër metra e gjerë, u vranë dhe mbetën të lënduar qindra qytetarë.
Presidenti Yoon Suk-yeol të dielën në mëngjes shpalli gjendjen e zisë kombëtare ndërsa u drejtohej qytetarëve lidhur me tragjedinë.
“Si president, i cili është përgjegjës për jetën dhe sigurinë e njerëzve, zemra ime është e rënduar dhe luftoj për të përballuar pikëllimin tim”, tha Yoon.
“Qeveria do të caktojë periudhën nga dita e sotme deri në vënien nën kontroll të aksidentit si periudhë zie kombëtare dhe do të vendosë prioritetin kryesor për çështjet administrative në rimëkëmbjen dhe masat pasuese”.
Kishte frikë se numri i të vdekurve mund të rritet më tej, pasi rreth 20 nga 82 të plagosurit u raportua se ishin në gjendje të rëndë në spitalet përreth kryeqytetit të Koresë së Jugut.
Dëshmitarët raportuan se panë turma që rriteshin në drejtime të ndryshme dhe më pas njerëzit humbën këmbët e tyre në një rrëmujë në shpat, duke shkaktuar një efekt domino. Videot e postuara në internet treguan njerëz që përpiqeshin të tërhiqnin të tjerët nga shtypja me krahë.
“Si president, që është përgjegjës për jetën dhe sigurinë e njerëzve, zemra më është rënduar dhe mezi po përmbaj pikëllimin,” tha Yoon.
“Qeveria do të caktojë periudhën nga dita e sotme deri në vënien nën kontroll të aksidentit si periudhë zie kombëtare dhe do të vendosë prioritet kryesor për çështjet administrative në rimëkëmbjen dhe masat pasuese”.
Numri i viktimave mund të rritet më tej pasi, sipas raportimeve, 20 nga 82 të plagosurit janë në gjendje të rëndë në spitalet përreth kryeqytetit të Koresë së Jugut. /abcnews.al/

Të tjera
-
Ministri që pyet ChatGPT-në edhe për buxhetin – Hekuran Murati: “Unë apo Përparim Rama, kush ka të drejtë?”
Hekuran Murati, ministri në detyrë i Financave, po e ushtron detyrën publike ...
-
Edhe Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn, rrëzohet rekursi i kryebashkiakut
Gjykata e Lartë në Shqipëri, ka marrë vendimin këtë të martë të lërë në burg ...
-
Prokuroria Speciale kërkon nga Apeli dënimin e ish-ministres Dhurata Hoxha dhe të tjerëve
Në Gjykatën e Apelit të martën është mbajtur seanca në rastin ndaj ish-minist...
-
Prokuroria: Ende s’e kemi pranuar raportin e autopsisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ende nuk e ka pranuar rap...
-
Avokati i Popullit nis hetim për shkelje të të drejtave të njeriut për rastin e të riut në Lipjan
Avokati i Popullit ka reaguar lidhur me rastin e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu,...
-
Deklarohet i pafajshëm edhe në rigjykim ish-sekretari i MI-së lidhur me akuzën për keqpërdorime me tenderin e Autostradës së Gjilanit
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në seancën e rigjykimit të hënën, ish-sek...
-
Miftaraj akuzon VV-në për standarde të dyfishta: Agon Zejnullahu gjeti vdekjen si Astrit Dehari – në duart e shtetit
Vdekja e dyshimtë e 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu në duart e policisë në Lipja...
-
Media austriake: Rama përfitoi politikisht nga ndalimi i TikTok-ut
Rrjeti mediatik publik austriak ORF ka publikuar një investigim me disa pjesë...
-
Kontrata milionëshe nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën
Kompania “Rad 028” nga Zveçani, në pronësi të biznesmenit nga veriu i Kosovës...
-
Gjithçka e kapur nga kamerat e sigurisë – Minutat e ‘përballjes’ së Agon Zejnullahut me policinë
Gazeta Infokus ka siguruar videon 4 minutëshe nga kamerat e sigurisë se si nd...
-
Haxhiu reagon pas Sveçlës me kritika ndaj Institutit të Mjekësisë Ligjore: Dje është kryer autopsia e Agon Zejnullahut, s’kanë dorëzuar raport
Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar për vdekjen e Ago...
-
Vasfije Krasniq në “Vogue” – mes 250 të mbijetuarave të dhuɳës seƙsuale nga e gjithë bota
Vasfije Krasniqi-Goodman, një nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luft...