Auto&Tech

Ferrari Portofino prezantohet në Frankfurt

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 16 September 2017

Prodhuesi nga Maranela prezantoi në panairin e automobilave në Frankfurt zëvendësuesin e modelit California T dhe bashkë me këtë edhe emrin e modelit, i cili vjen me dizajn ndryshe dhe motor më të fuqishëm, transmeton kp.

Ferrari Portofino ka dërguar në pension modelin aktual Ferrari California T, i cili është në treg që tri vjet dhe ka marrë pozitën e modelit të ri bazë në gamën e prodhuesit italian.

Dizajni i modelit të ri është inspiruar me elemente të reja stilistike të automjeteve Ferrari, si 812 Superfast dhe GTC4Lusso, dhe njësoj si  California T, Portofino është i pajisur me tavan të fortë.

-Advertisement-

Në kabinë ndodhet volani i njëjtë si te 812 Superfast dhe GTC4Lusso, derisa sistemi multimedial me ekran të gjerë po ashtu është marrë nga modeli i mëhershëm.

Vetura posedon motor 3.9 litra twin-turbo V8, i trashëguar nga California T. Por, në Portofino ky motor siguron 600 kuaj fuqi, përkatësisht 40 kuaj fuqi më shumë se sa te pararendësi.

Automobili prej 0 deri 100 km/h arrin për 3.5 sekonda, para se të arrijë shpejtësinë maksimale prej 320 km/h.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera