Ferrari kërcënon Liberty Median: Krijojmë kampionat alternativ
Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 19 December 2017
Siç është bërë traditë tashmë, drejtuesit më të lartë të Ferrarit janë takuar me përfaqësues të medies italiane në prag të Krishtlindjes.
Për presidentin Sergio Marchionne, ky nuk mund të mos ishte rasti më i mirë për të folur për shumë çështje, nga ajo që ndodhi gjatë vitit 2017, e deri tek ajo që pritet të ndodhë për vitin e ardhshëm.
“Nëse konsiderojmë se nga ku u nisëm në vitin 2016, besoj se kemi bërë hapa gjigantë përpara. Por, pjesa e dytë e sezonit ishte disi e turpshme dhe e pakënaqshme. Garat aziatike rezultuan sërish një kalvar për ne. Nëse do të lëmë mënjanë ato, Vettel do të kishte fituar Botërorin e Formulës 1. Ndaj, vendi i dytë nuk më rezulton një arritje. Vitin e ardhshëm pres më shumë nga kjo skuadër”, thotë ndër të tjera kreu i “kokëkuqes” nga Maranello.
Mendime, por edhe kritika konstruktive ka edhe për pilotët.
“Në disa momente Vettel më duket si dikush me karakter moskokëçarës. Megjithatë, ai është një djalë që e studion shumë mirë veten dhe besoj se ka mësuar nga gabimet. Në 2018-n nuk duhet ta shohim më këtë pjesë të karakterit të tij. Nga tani e në vijim, me një makinë konkurruese që do t’i vihet në dispozicion, përgjegjësia do të jetë e gjitha e tij. Raikkonen? Shpesh është kënaqësi ta shohësh teksa garon, por në disa raste kthehet në dikë që nuk njihet. Duhet të gjejmë diçka që t’i rrëmbejmë më të mirën që ka. Do të ishte një mëkat, nëse do ta mbyllte karrierën vitin e ardhshëm, pa rënë në sy. Pasuesi i tij do të jetë me siguri një djalosh i ri, e ne kemi shumë talente në qarkullim, përfshi Leclerc, Verstappen, Giovinazzi. Do ta shqyrtojmë edhe Charles, pasi jam i kënaqur me rendimentin e tij”, deklaroi Marchionne.
Presidenti i Ferrarit nuk ka asnjë dyshim që do të jetë konkurrues për titullin kampion edhe vitin e ardhshëm.
“Këtë vit kemi pasur disa probleme me zhvillimin e njësisë së re motorike, ndaj projekti nuk ka zbritur kurrë në pistë. Mund të bënim shumë më shumë. Kjo gjë ka sjellë edhe ndryshime në strukturën teknike”, shprehet Marchionne.
Në lidhje me rivalët e drejtpërdrejtë në luftën për titull…
“Deri nga mesi i sezonit ishin thuajse të shkujdesur. Por, pas pushimeve verore, u rikthyen tepër bindës, pa dështuar më siç kishin bërë në të kaluarën. U bënë të bezdisshëm për ne, por mund t’ua kthejmë reston në vitin 2018”.
Megjithatë, gjëja që i ka bezdisur më së shumti drejtuesit e Ferrarit mban emrin “Liberty Media”, apo pronarët e rinj të Formulës 1.
“Gjëja më e pabesueshme është se mes tyre është edhe një person me shumë eksperiencë si Ross Brawn, i cili duket se po kërkon të ndërmarrë disa rrugë kundër ADN-së së Formulës 1. Nëse ky sport do të kthehet me makina që të gjitha identike, me motorë të thjeshtë dhe ekonomikë, atëherë s’do të kishim më Formula 1 por Nascar, gjë që neve nuk na intereson. Problemi i vërtetë tani për tani është se mungojnë parakalimet dhe mungojnë ato garat emocionuese. Nëse doni të dini mendimin tim, rregullat aktuale do t’i hidhja të gjitha në kosh. Duhet të gjejmë një ekuilibër për vendimet mbi të ardhmen, që do të kënaqnin të gjithë. Përndryshe, Ferrari do të largohet! Nëse besojnë se po bëjmë blof, atëherë po luajnë me zjarrin. Në rinovimin e kontratës me Liberty Media ekziston mundësia për t’u tërhequr, ndryshe nga Pakti i Concordias. Besoj se Ferrari i ka të gjitha forcat për të tërhequr edhe të tjerët në një kampionat alternativ”, kërcënoi Sergio Marchionne.
Në fund, por jo më pak e rëndësishme, vjen edhe data e prezantimit të makinave të reja të Ferrarit për sezonin 2018, që do të bëhet më 22 shkurt.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...