Ferrari dhe Mercedes, rivalitet edhe për Mick Schumacher

Autori: Gazeta inFokus
07:15 | 14 December 2018
Botërori i Formula 1 është mbyllur, por rivaliteti mes Ferrarit dhe Mercedesit po vijon.
Ndërsa në pistat e garave bilanci është dukshëm në favor të “Shigjetave të argjendta”, Ferrari duket se ka fituar terren përsa i përket merkatos së pilotëve, pasi pritet që në të ardhmen të ketë në radhët e tij një pilot të ri, por me një mbiemër me peshë të madhe: Mick Schumacher.
Suksesi i arritur këtë vit nga 19-vjeçari, djali i legjendës Michael Schumacher, që u shpall kampion Evrope në Formula 3, e ka rritur shumë interesin te dy skuderitë më të rëndësishme të Formula 1. Në mbrëmjen Gala të FIA-s të ditëve të fundit, Toto Wolff e pranoi hapur dëshirën e tij për të parë Schumacher Jr. në radhët e Mercedesit, për të formuar një dyshe me Lewis Hamilton.
Ndërsa gjatë muajve të verës ishte Maurizio Arrivabene ai që dha një mesazh të qartë, duke theksuar preferencën e Mick Schumacher për Ferrarin.
“Me mbiemrin që ka dhe që është pjesë e historisë së Ferrarit, është e qartë që dyert e Maranellos janë dhe do të jenë të hapura për Schumacher, por nuk duhet t’i ushtrojmë presion”, ishte deklarata e Arrivabenes.
Për momentin, Mick Schumacher ende nuk ka firmosur kontratë me skuadrat e Formula 1, por, sipas burimeve pranë familjes së tij, shumë shpejt 19-vjeçari do ta ndërmarrë këtë hap dhe duket se akordi do të jetë me Akademinë e Pilotëve të Ferrarit.
Në vitin 2019, Mick Schumacher do të garojë në Botërorin e Formula 1 me skuadrën italiane Prema, me të cilën fitoi edhe titullin në F3. Rastësia do që kjo skuderi i shërbeu si trampolinë edhe Charles Leclerk që në Botërorin e ardhshëm do të jetë piloti zyrtar i Ferrarit për të formuar skuadër me Sebastian Vettel.

Të tjera
-
Heq dorë nga pjesëmarrja në proces një viktimë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, pranohen me shkrim disa deklarata të dëshmitarëve
Angela Griep, zëdhënëse në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë k...
-
Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të parave, sekuestrohen 9 mijë dollarë amerikanë
Policia ka njoftuar se sot në Pejë është arrestuar një person i dyshuar për “...
-
Sveçla: Ka nisur procesi për një administratë profesionale e të depolitizuar
Ministria e Punëve të Brendshme ka organizuar Konferencën për Reformën e Admi...
-
42% e rrymës është vjedhur nga konsumatorët në këtë fshat të Malishevës
Në fshatin Gullbovc të Malishevës, vetëm gjatë muajit janar, është vjedhur 42...
-
Bisedimet për fundin e luftës/ Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen të hënën në Arabinë Saudite
Raundi tjetër i bisedimeve SHBA-Rusi pritet të mbahet më 24 mars në kryeqytet...
-
Vendos gjykata, një muaj paraburgim ndaj kryeshefit të KRU “Gjakova”
Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për caktimin e masës së parabu...
-
Maqedonci i përgjigjet Serbisë: Marrëveshja trepalëshe për mbrojtje është mesazh për paqe
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se marrëveshja ...
-
Rama anulon vendimin e Veliajt, konfirmon Anuela Ristanin në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës
Erion Veliaj ka firmosur një urdhër të ri për delegimin e detyrave të kryetar...
-
Rinovimi i objektit ku ishte e vendosur AAK-ja – Prokuroria Speciale jep detaje për hetimet që ka nisur Policia
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka autorizuar Policinë e Kosovës ...
-
Limaj shkon për ngushëllime te familja e Thaçit
Fatmir Limaj shprehu ngushëllimet e tij për familjen Thaçi me rastin e vdekje...
-
BIK-u shkon për ngushëllime te familja e Thaçit
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, se bashku m...
-
Prokuroria Speciale konfirmon bastisjen në Ministri të Bujqësisë, zyrtarët dyshohen për keqpërdorim të detyrës
Njësiti i Krimeve Ekonomike ka kryer sot bastisje në Ministrinë e Bujqësisë.N...