Sport

Feronikeli vazhdon me seancat stërvitore në ambient të mbyllur

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 28 February 2018

Skuadra e Feronikelit ka vazhduar me seancat stervitore  në ambient të mbyllur, shkruan infokusi.

Bora e dendur që ka rënë këto ditë dhe i ftohti i madh që po mbretëron në vend, po vazhdon ta pamundësojë mbajtjen e stërvitjeve në terren të hapur.

Duke qenë kështu, ekipi e ka mbajtur seancën e djeshme stërvitore në fushën e mbyllur “HASI”, në Drenas, e cila i plotëson të gjitha kushtet për mbajtjen e përgatitjeve për sfidat e radhës të Feronikelit.

-Advertisement-

Stërvitja e djeshme ka filluar në 13:00 dhe ka zgjatur deri në 14:30. /INFOKUSI.COM

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera