Sport

Feronikeli thyen ‘mallkimin’ për fitoren e parë, Llapi deklason Ferizajin

Autori: Gazeta inFokus 18:49 | 01 September 2018

Është dashur të pritet xhiroja e tretë që Feronikeli të shënojë fitoren e parë në Superligën e Kosovës këtë edicion.

Skuadra nga Drenasi ka mposhtur me shumë mund Ballkanin në ‘Rexhep Rexhepi’ me rezultat 1:0, me golin e shënuar në minutën e 92’.

Ishte sulmuesi Kastriot Rexha që u gjet mirë në zonë, për të dërguar në rrjetë një top që i erdhi nga Mendurim Hoti.

-Advertisement-

Kjo ishte fitorja e parë për Feronikelin pas dy barazimeve.

Fitore të thellë në këtë xhiro ka shënuar skuadra e Llapit, që ka mposhtur 5:1 Ferizajin në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera