Sport

Feronikeli sot zyrtarizon trajnerin e ri: Këta janë tre kandidatët e mundshëm (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 01 July 2017

Feronikeli pritet që gjatë ditës së sotme (e shtune, 1 korrik) të zyrtarizojë trajnerin e ri për sezonin 2017/18.

Kështu të paktën kanë deklaruar drejtuesit e këtij klubit, teksa kanë qenë në bisedime të vazhdueshme me disa trajnerë për të marrë postin e shefit të stafit teknik.

Gazetasheshi.com mëson se tre kandidatët e mundshëm për të qenë në krye të stolit të “Niklit” janë: Mirel Josa, Bylbyl Sokoli dhe Jeton Beqiri.

-Advertisement-

Mirel Josa
Image result for mirel josa

Gjatë mesjavës drejtuesit e klubit kishin udhëtuar në Shqipëri për të kontaktuar me trajnerin e njohur nga kategoria superiore. Gazeta Sheshi merr vesh që oferta e Josës nuk ka qenë shumë e lartë dhe shumë lehtë mund të ndodh që ai të marrë drejtimin e ish-kampionëve të vendit.

Josa ka fituar tre tituj kampioni me Skënderbeun, ndërkohë që së fundmni ishte trajner i Tiranës, ekip i cili ra nga kategoria.

Bylbyl Sokoli
845x48652586_1_bylbyl_sokoli

“Profa” është një tjetër kandidat i mundshëm për të marrë drejtimin e Feronikelit. Ai ka një CV të pasur me skuadra në vend dhe jashtë saj. Së fundmni ishte trajner i Gjilanit në sezonin e shkuar dhe që nga atëherë nuk ishte angazhuar më në asnjë skuadër.

Sokoli ishte në bisedime të vazhdueshme me drejtuesit e Feronikelit dhe mund të ndodh që shumë lehtë ai të marrë “frenat” e skuadrës nga Drenasi.

Jeton Beqiri
Image result for jeton beqiri
Një tjetër emër i shfaqur në horizont, por më pak i përmendur është ai i Jeton Beqirit për të marrë postin e kryetrajnerit të Feronikelit. Burime të afërta me klubin nga Drenasi mësojnë se Beqiri është një tjetër opsion për bankinën në “Rexhep Rexhepi”.

Rexhepi ishte për disa vite si ndihmës trajner tek skuadra e Shkëndisë, ndërkohë që udhëheqi ekipin e parë edhe në momente krize.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera