Fero kërkon menjëherë “benefitet” e fesë: Duhet të kem më shumë se një grua
Autori: Gazeta inFokus
14:46 | 11 Shtator 2023
Rreth tre javë më parë, Fero bëri publik lajmin se do të largohej përfundimisht nga muzika. Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, ai shpjegoi arsyen që e ka bërë t’i largohet përfundimisht muzikës dhe është pikërisht praktikimi i fesë Islame.
“Përshëndetje miq, doja t’ju njoftoja se kohëve të fundit kam pasur disa sfida ne jetën time, tê cilat me ndihmen e Allahut i kam kaluar. Une kam vendosur që pêrfundimisht të largohem prej muzikès, arsyeja kryesore është se kohëve te fundit kam studiar rreth Fejës Islame dhe më është bërë e qartë se muzika është e ndaluar në islam. Për këtë arsye kam vendosur që ta lë muzikën dhe t’i përkushtohem fesë islame dhe familjes time”, shkroi ndër të tjera në postimin e tij Fero.
Para se t’i futej praktikimit të fesë islame, Fero pushtoi titujt e gazetave rozë për dhunën e ushtruar ndaj bashkëshortes së tij Arbenitës, veprim për të cilin u arrestua. Pas bujës së madhe, Fero deklaroi se tani e do bashkëshorten e tij 200 herë më shumë sesa më parë.
“E kam dashur nënën tim, e kam dashur familjen time. Ndoshta nuk kam ditur se si të sillem me familjen time me nënën tim dhe njerëzit, por islami tani më ka mësuar që të jem shembullorë. Tani që e kam kuptuar fenë, nëse nënë time e kam dashur një herë tani e dua 100 herë, nëse gruan time e kam dashur 2 herë tani e dua 200, nëse babin tim e kam dashur 3 herë tani e dua 300 herë. Çdo njeri që kam dashur një herë tani më është rritur edhe 100 herë dashuria për të”, është shprehur Fero.
Mbrëmjen e kaluar, Fero ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes të cilit ka treguar një nga “benefitet” e praktimimit të fesë islame dhe ka të bëjë pikërisht me faktin se kjo fe lejon që burri të ketë më shumë sesa një grua.
“Nuk lejohet që një femër të ndalojë burrin e saj që të marrë një grua të dytë”, shkruhet në postimin që Fero ka publikuar.
Ende nuk është e qartë se si është marrëdhënia mes Arbenitës dhe Feros momentalisht por duket se Fero dëshirat e tij i ka bërë publike dhe të gjitha ato vajza që mund të jetë të interesuara për një marrrëdhënie me Fero-n, duhet ta kenë marrë mesazhin.

T� tjera
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...






























